Lindja nuk ia ka lënë “shenjë” Adelinës, duket “hot” në bikini

14:11 | 08 Korrik 2019

Ajo është njëra nga këngëtaret më të dashura për publikun.

Adelina Tahiri edhe pse është bërë nënë ka arritur që brenda një kohe të shkurtër të rikthej trupin në gjendjen më të mirë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja pak çaste më parë ka publikuar një fotografi në Instagram nga pushimet ku është shfaqur shumë seksi dhe format trupore lanë ndjekësit me gojë hapur.

Sa i përket muzikës ajo ditë më parë ka publikuar këngën e re ‘Përgjithmonë’ të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Komento: