Në komunën e Kamenicës sot ka ndodhur një lindje shumë e pazakonshme.
Një grua ka kryer lindjen e fëmijës në tregun e qytetit, rreth orës 17:00.
Kjo gjë u bë e ditur pikërisht nga kryetari i kësaj komune, Qëndon Kastrati. Ai bëri të ditur se nëna dhe fëmiu janë shëndosh, ku ka falënderuar qytetarin Fekim Dalipi i cili lajmëroi rastin dhe në këtë rast ndërhynë mjeku dhe infermieria.
Tutje Kastrati tha se jeta e rëndë që e bën komuniteti rom në vendin tonë nuk mund të neglizhohet dhe se të gjithë qytetarët pa dalim përkatësie meritojnë vëmendjen tonë.
Postimi i plotë:
Sot rreth orës 17:00, një qytetar na njoftoi për një lindje jo të zakonshme në tregun e qytetit.
U njoftuam që nëna dhe fëmiu janë në rrugë. Menjëherë u angazhuam ta gjejmë nënën dhe fëmiun dhe me ekipin mjekësor shkuam në shtëpi, ku iu bë kontrolla.
Nëna dhe fëmiu janë shëndosh.
Falënderoj qytetarin Fekim Dalipi që tregoi qytetari të dalluar duke lajmëruar rastin, dhe mjekun Latif Sylaj e infermieren Alba Latifi për përgjegjshmërinë profesionale. Jeta e rëndë që e bën komuniteti rom në vendin tonë nuk mund të neglizhohet.
Të gjithë qytetarët pa dallim përkatësinë meritojnë vëmendjen tonë.
Ne jemi duke u angazhuar me të gjitha kapacitetet të rifunksionalizojmë repartin e gjinekologjisë.