Lionel Messi barazohet me Maradonën

22:45 | 18 December 2022

Messi barazohet me Maradonën – nga Rosario, fitues i Kupës së Botës.

Lionel Messi, shembull i mosdorëzimit në jetë, pavarësisht vështirësive që t’i sjellë jeta.

Messi ishte vetëm një 13-vjeçar kur shkeli Evropën për herë të parë, përkatësisht qytetin e Barcelonës së Spanjës.

Ai priti vetëm katër vjet për të debutuar në ekipin e parë të Barcelonës, që të fillojë një karrierë aq të bujshme, saqë do të duhen vite të tëra për ta arritur sharmin, sukseset dhe gjithçka që ky ka bërë me ekipin e Barcelonës.

Messi me Barcelonën fitoi çdo trofe të mundshëm, nuk la hiç asgjë. Edhe në nivelin personal, arriti që ta fitojë Topin e Artë, katër herë, ky është çmimi më i rëndësishëm që i jepet një futbollisti. Për shumë futbollistë është ëndërr që ta fitojnë.

Por “STOP”, tani të kalojmë në nivelin e kombëtareve, përkatësisht se çfarë Messi bëri me Argjentinën. Karriera e tij e bujshme filloi të krahasohej me të madhin DIEGO MARADONA, që për shumë në Argjentinë është “ZOT”.

Shumë kanë pritur që Messi ta trashëgojë atë dhe ta fitojë trofeun që Argjentinës po i mungonte që nga viti1985, një kohë goxha e gjatë.

Tentimi i parë i Messit erdhi tek në Kampionatin Botëror të vitit 2014, kur shkoi në finale. Aty u ndesh me Gjermaninë. Messi e donte trofeun me çdo kusht, por ajo ëndërr nuk u realizua dhe vazhdoi ta priste, pasi Mario Goteze ishte ankthi i Messit, i cili realizoi golin në minutën e 114’.

Messi, veç Botërorit, tri herë humbi edhe në finale të Kupës së Amerikës, për ta fituar më në fund gjatë vitit të kaluar, ndaj Brazilit, me rezultat 1-0.

Ai nuk u dorëzua dhe vazhdoi tutje.

Messi gjatë vitit të kaluar u largua nga klubi që kishte fituar gjithçka, ku ishte rritur dhe formuar si lojtarë.

Ai shkoi te Paris Saint-Germaini, ku nuk kaloi një sezon të mirë dhe nga shumë u kritikua se ka ardhur fundi i tij.

Fillimi i këtij stinori të ri e gjeti Messi të rilindur, pasi golat dhe asistimet e tij në Ligue 1 nuk po ndaleshin.

Ai këtë formë synonte që ta vazhdonte edhe në Botërorin që po mbahej në një kohë që nuk është mbajtur asnjëherë në 92 vjet histori që ka ky trofe.

Një debat që ka shpërthyer në vitet e fundit është se kush është lojtari më i mirë në histori të futbollit – Messi apo Cristiano Ronaldo? Kjo për shkak edhe të rivalitetit dhe fuqisë që kanë pasë këta dy lojtarë gati që 20 vjet.

Kjo Kupë e Botës, u përfytyrua se kush do ta fitonte do të ishte lojtari më i mirë në histori.

Ronaldo ndryshe nga Messi, këtë sezon e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme, duke edhe e shkëputur kontratën me klubin e tij Manchester United, aktualisht është pa klub.

Messi gjatë rrugëtimit në Kupën e Botës, pati momente të pasigurta, sidomos me ndeshjen e parë që debakël nga Arabia Saudite, ku tronditi gjithë botën e futbollit.

Ky rrugëtim u mendua se do të ishte i shkurtër për Argjentinën, por kthesat e vështira arritën t’i kthenin në fitore, kështu duke arritur deri në finale të Botërorit.

Ndërkaq, rrugëtimi i Portugalisë ishte më i shkurtër pasi u eliminua nga befasia e këtij botërori, Maroku, në çerekfinale.

Messi në një finale dramatike e mori atë çka deshi – KUPËN e BOTËS.

Argjentina fitoi ndaj Francës, me rezultat 4-2 në penallti, duke e marr titullin e tretë në histori të kësaj gare.

Debatin se kush është lojtari më i mirë në histori, Messi apo Ronaldo, duhej t’i lihet kohës. Këta dy lojtarë na kanë dhuruar emocion për vite të tëra, dhe do të vazhdojnë ende, pavarësisht moshës së tyre.

Messi, nga një djalosh nga Rosario, një lagje e varfër në Argjentinë, fitues i Kupës së Botës – shtatë herë fitues i Topit të Artë, më çka të fitojë?

Komento: