Lionel Messi refuzon t’i përgjigjet Joan Laportas pavarësisht thirrjes për ndihmë

21:49 | 01 Mars 2026

Lionel Messi ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje mes fushatës së vazhdueshme për zgjedhjet presidenciale te Barcelona.

Sipas raportimeve nga Spanja, emri i argjentinasit është përfshirë në deklarata dhe pretendime të ndryshme gjatë procesit, që lidhen me vendimet e tij në të kaluarën, largimin nga klubi dhe raportin me Joan Laportan.

Megjithëse do të ishte e natyrshme që ai të sqaronte apo kundërshtonte ato që mund t’i konsiderojë të padrejta ose të pasakta, Messi ka vendosur të mos ndërhyjë.

Ai është i vetëdijshëm për peshën e jashtëzakonshme që kanë fjalët e tij dhe ndikimin që mund të kenë – me apo pa qëllim – në rezultatin e zgjedhjeve në klubin që i formësoi karrierën.

Ndërhyrja në këtë moment, qoftë edhe pa dashje, në procesin zgjedhor të Barcelonës është diçka që ai nuk dëshiron ta bëjë.

Heshtja e tij, sipas të njëjtave burime, buron nga ndjenja e përgjegjësisë dhe jo nga mungesa e argumenteve apo e së vërtetës në anën e tij.

Messi besohet se do të vijë një moment më i përshtatshëm pas përfundimit të zgjedhjeve – larg interesave elektorale dhe zhurmës për vota – për të shpjeguar atë që ka ndodhur realisht, përfshirë detajet e largimit të tij dhe raportin e vërtetë me Laportan.

Për momentin, pritja me durim, edhe kur është i bindur se ka të drejtë, kërkon shumë më tepër forcë sesa çdo reagim i menjëhershëm.

Komento: