Lionel Messi sapo mori një ‘goditje’ të rëndë

20:46 | 02 Mars 2020

Duket se një ‘goditje’ e rëndë i erdhi Lionel Messit.

Vinicius Junior është bërë lojtari i huaj më i ri që shënon gol në një ‘El Clasico’.

Nuk e nisi mirë sezonin, duke qëndruar disa ndeshje jashtë skuadrës – ndërsa në fushë zbriste kohë pas kohe.
Sido që të jetë, në sfidat e fundit Vinicius Junior po luan më shumë.

Kulmi ishte në ‘El Clasico’, ku 19-vjeçari i shënoi gol Barcelonës në fitoren 2-0 të Real Madridit, gol për të cilin braziliani tha se kishte shumë nevojë për të vazhduar zhvillimin si lojtar.

Në ‘Bernabeu’ ai tregoi sa ka cilësi, ka kualitete për të lënë gjurmë në botën e futbollit në vitet e ardhshme.

Me golin kundër Barcelonës, Vinicius shkroi histori duke u bërë lojtari më i ri i huaj që shënon gol në një El Clasico (19 vite e 259 ditë), duke thyer rekordin e mbajtur për më shumë se një dekadë nga Lionel Messi.

Pas brazilianti dhe argjentinasit, vijnë dy madrilen; Higuaín (20 vjet dhe 149 ditë) dhe Anelka (20 vjet dhe 193 ditë).

Pas tyre renditen lojtarët që kanë luajtur për të dy ekipet: Ronaldo (20 vjet dhe 230 ditë) dhe Schuster (20 vjet dhe 344 ditë).

Në përgjithësi, rekordin e golashënuesit më të ri në një El Clasico e mbanë legjenda e Los Blancos, Raul Gonzales, 18 vjet dhe 95 ditë, në sezonin 1995/96 në “Santiago Bernabeu”.

Komento: