Lipjan: Arrestohet nje i mitur për vrasje në tentativë, viktima jashtë rrezikut për jetë

09:25 | 22 Shkurt 2026
lipjan:-arrestohet-nje-i-mitur-per-vrasje-ne-tentative,-viktima-jashte-rrezikut-per-jete

Një i mitur është arrestuar nën dyshimin për vrasje në tentativë, pas një incidenti të ndodhur të shtunën mbrëma në fshatin Shalë të Lipjanit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 shkurt rreth orës 19:20, kur i dyshuari mashkull kosovar ka therur me thikë një tjetër mashkull kosovar.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa mjekët kanë konfirmuar se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Komento: