Festa e 1 majit nga shumë qytetarë është shënuar pranë Liqenit të Batllavës, përkundër faktit se ky liqen është vërshuar nga mbeturinat.
Kjo pamje i bën konkurrence edhe një deponie bërlloku.
Megjithatë këto mbeturina gjenden në çdo cep të Liqenit të Batllavës. E tërë hapësira e cila shfrytëzohet nga turistët duket kështu..
Megjithatë kjo nuk i ka ndalur qytetarët t’ia mësyjnë këtij vendi për festën e një majit.
Ata madje gjetën vend për gjyma e skarë, këtu nuk mungoj as muzika.
Ata thonë se nuk i pengon fort kjo gjendje. Senad Zatriri nga Mitrovica e Veriut, është njëri ndër vizituesit e rregull të këtij liqeni.
Por ka të tillë që i shqetësojnë këto plehra përreth.
E ky bërllok po i dëmton edhe ata që fitojnë bukën e gojës nga ky liqen. Mexhid Ibishi, i cili ka një barkë me atë të së cilës fiton të ardhura mujore thotë se shkaku i mbeturinave i ka rënë puna.
Ndërkohë, ky numër i qytetarëve nuk duket të jetë aq i madh sa vitet e kaluara. Anipse një maji është ditë ku në çdo vend protestohet, vizituesit këtu kanë dalur të festojnë, ata madje kanë arsyetim për këtë prezencë.
Derisa, Luan Pllana thotë se kjo traditë e festës ka mbetur nga koha e komunizmit.
Kujtojmë se ky uji këtu përdorët për uj të pijshëm, brenda një viti nga ky liqen nxjerrën rreth 34 milion tonë ujë.