Liiqeni i Jazhincës është një nga liqet me lartësinë më të lartë mbi nivelin e detit.
Ky liqe gjendet në rrënjë të majeve Bistra.
Liqeni i Jazhincës e ka ngjyrë të errët të gjelbërt sikur safir dhe është i rrethuar nga shkëmbinjë të mëdhenj.
Gjatësia e përafërt e tij është 120 metra dhe gjerësia e përafërt 80 metra, me thellësi të madhe.
Me ujë tepër të ftohtë, liqeni është i papërshtatshëm për not, edhe pse ka edhe të tillë (të paktë) që marrin guximin për tu future në te.
E, guximin për të notuar në këtë liqe e ka marrë dje presidenti shqiptar Ilir Meta, por ky nuk ka arrit të qëndrojë nënë ujë më shume se 15 sekonda.
Por, kampion i ditës për të qëndruar të notuar në këtë liqe nën ujin e ftohtë ka qenë kryetari i ShBA “Shkëmbi” Mensur Gashi .
Ai ka përshkuar këtë liqe të tërin në notë duke qëndruar nën ujë për më shumë se 1 minutë e 20 sekonda.
Këtë aktivitet ai e ka ndërmarrë pas një shëtitje relaksuese që e ka bërë SHBA “Shkëmbi” së bashku me 20 anëtarët esaj. /ORAinfo/