Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u prit ngrohtë nga simpatizantët e kësaj partie në Istog
Në thirrjet “Liri, Demokraci, Pavarësi” Abdixhiku u përcoll me brohoritje nga simpatizantët e LDK’së në Istog, shkruan Insajderi.
“Aty ku ata na ndjellin frikën prej Serbisë, ne të djathtit e Kosovës, qytetarët e lirë të kësaj Republike, pasardhësit politik të Ibrahim Rugovës, kemi krenarinë. E kemi mundur Serbinë një herë, do ta mundim përherë”, deklaroi Abdixhiku para mbështetësve të LDK’së në Istog.
Prezent në tubimin në Istog u panë edhe struktura të larta të partisë.