Liria e kërkon 5% e transferimit 18 milionësh të Muriqit

21:38 | 15 September 2020

Liria e kërkon 5% e transferimit 18 milionësh të Muriqit.

Vedat Muriqi sot edhe zyrtarisht u transferua në Lazio prej Fenerbehces për rreth 18 milionë euro.

Nga ky transferim një shumë të parave prritet ta fitojë edhe njëri prej klubeve më të vjetra në Kosovë, Liria.
Klubi prizrenas është klubi amë i Vedat Muriqit.

Sulmuesi i Kosovës, ishte pjesë e Lirisë nga viti 2006-2012.

Kosova nuk ishte në FIFA dhe klubet atëbotë nuk gëzonin të drejtat e 5% të shumës të gjitha klubet që janë pjesë e FIFA.

Mirëpo, tani Liria thotë se do ta kërkojë pasi që Kosova është pjesë e FIFA-së dhe se 5% i transferimit i takon asaj.

“Ne kemi dokumentin që e vërteton se Muriqi ka qenë futbollist i joni nga viti 2006-2012. Po ashtu ne kemi kontratën profesionale dhe kartonin e futbollistit që njihet si pasaportë e futbollistit. Kemi edhe ërtetime të tjera dhe kemi procesverballët e ndeshjeve kampionale në Kosovë ku ka luajtur Muriqi. Prandaj ne do ta marrim 5 për qind të shumës”, tha për Express sekrektari i përgjithshëm i Lirisë, Bashkim Kajdomçaj.

“Ne i kemi angazhuar edhe dy avokat holandez dhe disa këshilltar që do të mirren juridikisht dhe ligjërisht me këtë transfer. Por, jo vetëm me kaq, ne do të kërkojmë 5% të Muriqit në çdo transfer tjetër pasi që lojtari ka ndërruar disa skuadra edhe në të kaluarën”, deklaroi për Express Kajdomçaj.

Këto deklarata të Lirisë vinë pasi që disa media të Shqipërisë kishin shkruar se nga transferimi i Muriqit do të përfitojnë dy klube atje, Besa e Kavajës dhe Teuta e Durrësit.

Sipas Panorama Sport, Teuta e Durrësit pritet që të përfitojë 270 mijë euro kurse Besa e Kavajës rreth 90 mijë.

Komento: