“Liria Ka Emër” fton diasporën në protesta më 26 dhe 27 shtator

17:09 | 24 Shtator 2026

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka ftuar bashkatdhetarët që t’i bashkohen protestave të shqiptarëve në qytete të ndryshme të Evropës më 26 dhe 27 shtator, lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një njoftimi, platforma ka bërë të ditur se protestat do të zhvillohen nën moton “Jo në emrin tim”, me thirrje për drejtësi dhe dinjitet për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Liria Ka Emër” ka ftuar gjithashtu qytetarët që t’i bashkohen protestës masive që do të mbahet më 1 tetor në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:00.

Komento: