
Platforma “Liria ka emër” do të organizojë protestë gjithë popullore me datën 1 Tetor në sheshin “Skenderbeu” prej orës 16:00 në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur, organizatorët e kësaj platforme, përmes një konference me media.
Ismail Tasholli, nga platforma “Liria ka emër” ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të veprojnë me përgjegjësi për procesin juridik i cili do të nisë në Hagë, lidhur me procesin e shkallës së Apelit.