Klubi i futbollit Liria (seniorët) dhe ekipi i femrave i kanë kryer testet për koronavirus.
Lajmi i mirë është se të gjithë futbollistët si dhe stafi teknik e administrata bashkë me ekipin e femrave, kanë rezultuar negativë.
Liria, është ndër klubet e pakta (pos atyre që janë përfaqësuar në gara evropiane) të futbollit në Kosovë që ka kryer teste për Covid 19, në edicionin 2020/21.
“Padyshim që është lajm i mirë. Pas kontrollimit mjekësor që kemi bërë në QKMF ditë më parë, dje me ndihmën e QRSHP-së, kryem edhe testet për Covid 19, dhe rezultati është ngazëllues. Të gjithë janë mirë me shëndet. Nuk kemi asnjë të infektuar’, ka thënë kryetari klubit, Qemal Krasniqi, që ka falënderuar QKMF për kontrollet mjekësore dhe drejtorin e QRSHP-së në Prizren, Fadil Kryeziu me stafin e tij, për mundësinë e testimeve për Covid 19.