Lirim Kastrati ka nënshkruar me klubin e madh hungarez

16:13 | 22 July 2020

Lirim Kastrati ka nënshkruar sot me klubin hungarez, Ujpest

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës sot ka bërë hapin e radhës në karrierë duke nënshkruar me klubin e njohur hungarez, Ujpest, shkruan Reporteri.

Kastrati në të kaluarën ka qenë pjesë e të rinjëve të Romës si dhe Bolognas, derisa tani ka kaluar në Hungari.

“Ndihem mirë që kam qenë në gjendje të nënshkruaj me Ujpestin. Kjo është një gjë e shkëlqyer për mua, pasi kam luajtur deri tani në ekipe të të rinjve në Itali, kështu që unë jam shumë i lumtur që kam mundur të ndërmarr këtë hap të parë dhe shumë të rëndësishëm drejt futbollit profesionist senior,” ka thënë Kastrati për faqen zyrtare të klubit hungarez.

“Siç mund ta shoh, jam futur në një ekip të shkëlqyeshëm, do të kem konsistencë të mirë dhe shokë të mirë të skuadrës. Kam besim se do të jemi në gjendje të arrijmë rezultate të këndshme me ekipin,”.

Komento: