Lirimi i Elza Ujkanit nga spitali, reagon Përparim Rama: Jashtëzakonisht i lumtur

12:03 | 27 Mars 2024
lirimi-i-elza-ujkanit-nga-spitali,-reagon-perparim-rama:-jashtezakonisht-i-lumtur

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është shprehur i lumtur për Elza Ujkanin e cila është liruar nga spitali.Rama përmes një postimi në Facebook ka thënë se është jashtëzakonisht i lumtur për rikuperimin e saj dhe mirënjohës për përkushtimin dhe përkujdesjen e stafit mjekësor që është trajnuar ajo.

Tutje, ai ka thënë se siguria e qytetarëve të Kosovës dhe shëndeti i tyre, sipas tij, është prioriteti kryesor.

“Fatkeqësia që përfshiu Elzën na preku thellë të gjithëve. Për mua si kryetar i Kryeqytetit, por edhe si prind i tre fëmijëve, siguria e qytetarëve tanë dhe shëndeti i tyre janë prioriteti ynë kryesor. Prandaj, i siguroj qytetarët se po e marrim këtë çështje shumë seriozisht. Jemi të përkushtuar të identifikojmë dhe të adresojmë çdo rrezik potencial, për të parandaluar fatkeqësi të ngjashme.Do t’ju mbajmë të informuar mbi ecurinë e inspektimeve dhe çdo veprim të ndërmarrë për të siguruar integritetin strukturor të të gjitha ndërtesave të qytetit tonë e veçanërisht atyre që janë në pronësim të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

Më 18 janar, Elza Ujkani, 23-vjeçarja mori lëndime të rënda si pasojë e shembjes së kulmit në ndërtesën e Komunës së re në Prishtinë. Ajo fillimisht u trajtua në Qendrën Emergjente në QKUK, pastaj u dërgua në Mjekimin Intensiv për të vazhduar trajtimin

Komento: