Sami Lushtaku është shpallur i pafajshëm në rastin e njohur si ‘KEK’.
Avokati Arianit Koci ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Koci e ka quajtur vendim të drejtë shpalljen të pafajshëm të ish-kryetarit të Skenderajt Sami Lushtakut.
Sami Lushtaku ishte akuzuar që nga viti 2015 për rastin e njohur si KEK. Sot trupi gjykues i Gjykatës Themelore i kryesuar nga gjykatësi Beqir Kalludra ka shpallur të pafajshëm ish-komandantin e UÇK-së.
“Kjo aktakuzë ka qenë pjesë e fushatës që është bërë në atë kohë kundër Sami Lushtakut.
Kur prokuroria e ka parë që do t’i dështojë procesi i krimeve të luftës, kundër klientit tim, e ka hapur edhe këtë procedurë.
Kjo ka qenë aktakuzë e turpit për shkak se nuk ka pasur asnjë provë të vetme kundër z. Lushtakut.
Natyrisht, se në fund drejtësia fiton”, ka deklaruar Koci.