Lirohet Dardan Molliqaj

13:50 | 13 May 2019

Është liruar deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Ai ishte prangosur sot herët në mëngjes me urdhër të lëshuar nga Gjykata.

Lajmin për lirimin e Molliqajt e konfirmoi zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi.

“Pasi ishte dërguar ne Prokurori, deputeti Molliqaj tashme është liruar me procedurë të rregullt. Rasti do të vazhdojë”, ka thënë ajo.

Sipas Policisë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar dje një urdhër për prangosjen e Dardan Molliqajn.

Ai është prangosur në lidhje me pjesëmarrjen në protestë pas arrestimit të liderit të VV-së Albin Kurtit në vitin 2015.

Komento: