Lirohet nga burgu Sylejman Selimi

12:03 | 25 Janar 2019

Ish-komandanti i UÇK-së është liruar me kusht. Lirimin me kusht të tij e ka mundësuar Paneli për Lirim me kusht.

Lajmin e ka konfirmuar për Kallxo.com drejtori i burgjeve, Nehat Thaçi.

Sylejman Selimi do të lirohet sot dhe do të jetë nën mbikëqyrje të të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 30.10. 2020.

Selimi ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet heqje lirie.

Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”.
Për këtë edhe avokati i tij, Tomë Gashi pati thënë ditë më parë se pa asnjë të drejtë ligjore po vazhdon të mbahet në burg Sylejman Selimi tash e tre muaj.

Komento: