Lirohet nga Klinika Infektive 77-vjeçari nga Stublla, rasti i parë me koronavirus në Kosovë

19:34 | 08 Prill 2020

Kosova po e vazhdon luftën kundër koronavirusit.

Është liruar nga Klinika Infektive 77-vjeçari nga fshati Stubëll i Vitisë, i cili ishte rasti i parë i prekur nga koronavirusi në Kosovë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar nipi Nikollë Martini.

Lirimi i tij është paralajmëruar sot gjatë ditës në një konferencë për media të mbajtur nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në Klinikën Infektive Lendita Ajazaj, dhe infektologu Salih Ahmeti.

Rasti 0, e ka tejkaluar virusin para disa ditësh, mirëpo ishte mbajtur edhe për disa ditë në Klinikën Infektive për ta përcjellur gjendjen.

Komento: