Lirohet nga paraburgimi Arianit Sllamniku, i caktohet masa e arrestit shtëpiak

15:25 | 19 Shkurt 2026
lirohet-nga-paraburgimi-arianit-sllamniku,-i-caktohet-masa-e-arrestit-shtepiak

Konspiracionisti Arianit Sllamniku është liruar nga masa e paraburgimit dhe i është zëvendësuar me arrest shtëpiak. Ky vendim është marrë nga Gjykata Themelore e Gjilanit, pas kërkesës së Prokurorisë.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

“Me kërkesë të Prokurorisë, më 13.02.2026, i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak”, tha ai.

Komento: