Lirohet nga paraburgimi shoferi i vëllait të presidentit Thaçi

14:21 | 15 Dhjetor 2018

Shoferi i familjes presidenciale që u kap me 113 kilogram lëndë narkotike është liruar nga paraburgimi

Enis Qerka, shofer personal i vëllaut të presidentit Hashim Thaçi, është lliruar nga paraburgimi.
Ai një javë më u kap me 113 kilogramë lëndë narkotike.

Gjykata e Apelit ka vendosur që t’i lirojë nga masa e paraburgimit personat, të cilët nga Prokuroria dyshohen për përfshirje në dhënien e ndihmës një grupi të personave të cilëve u janë gjetur tri valixhe me substanca narkotike që dyshohet të jetë heroinë.

Apeli ka vendosur që ti liroj nga paraburgimi Selim Çerkën, Enis Çerkën dhe Gent Selacin

Ndërkaq ndaj Labinot Zenelit është refuzuar ankesa i njëjti me vendim të Gjykatës së Apelit do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.

Lajmin për KALLXO com e ka bërë të ditur avokati Florent Latifaj.

Enis Qerka është arrestuar nën dyshimin se është kapur me 113 kilogramë narkotikë, që dyshohet të jetë heroinë.

Komento: