Lirohet nga Policia rruga pranë AKI-së, vetura e dyshuar konfiskohet

09:02 | 09 Tetor 2020

Policia liron rrugën pranë AKI-së, makina e dyshuar konfiskohet.

Policia e Kosovës ka filluar t’i heqë shiritat pranë Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.

Klan Kosova mëson se automjeti në të cilin ndodhej një person i dyshuar është konfiskuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Klan Kosova se njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes e ku personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor.

“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë”.

“Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor”.

“Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore. Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e vend-shikimit të vendit të ngjarjes”, ka thënë Kelani.

Komento: