
Shkarkohet kryeshefi i NPB-së, Hajdar Hoxha.
Hajdar Hoxha është shkarkuar nga pozita e kryeshefit të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB).
Këtë e ka bërë publike Leutrim Retkoceri, asamblist i PDK-së njëkohësisht aksionar në NPB.

“Menaxhmeti i ri i Ndërmarrjes Publike Banesore do të filloj menjëherë reformat, për të ndërtuar politika menaxhuese transparente dhe në shërbim të plotë të qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar mes tjerash ai.