Lirohet polici që u akuzua për rastin e vajzës në Drenas

23:23 | 02 May 2019

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Vesel Veseli, i akuzuar për keqpërdorim të një vajze 16 vjeçare është liruar sot nga ku po mbahej.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.

Beka ka thënë se prokurori i rastit ka bërë kërkesën për ndryshimin e masës, në arrest shtëpiak.

Kujtojmë që ky rast ka ngjallur shumë protesta dhe reagime në vend.

Komento: