
Pak minuta më parë, në media është raportuar se është arrestuar ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi.
Gazetari Venhar Isufi përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se tashmë Mustafa është liruar.
Sipas Isufit, EULEX i ka ndaluar Mustafës vetëm telefonin.
Njoftimi i plotë:
Përndryshe, arrestimin e tij e kanë konfirmuar për RTK familjarët e Rrustem Mustafës.
Para dy muajsh, Rrrustem Mustafa kishte përfunduar dëshminë e tij në Hagë. Mustafa pati thënë se për të ka qenë shumë e rëndë ndjesia të ketë përballë bashkëluftëtarët e tij me akuza të padrejta.
Sipas tij, asnjë shpifje ndaj UÇK-së, nuk mund ta zhbëjë katrahurën që shkaktoi politika kriminale e një regjimi.
Remi kishte nisur dhënien e dëshmisë së tij në Hagë, para dy muajsh. Ai ishte dëshmitari i parë që ka dalë publikisht në gjykimin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, pasi të gjithë të tjerët kanë qenë me masa mbrojtëse.
Remi, që ka qenë deputet i PDK-së vite më parë, dyshohet nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, për krime lufte.