Lirohet shoferi që shkaktoi aksidentin me kamion në Gjilan

15:42 | 04 April 2019

Mustafë Avdija nga Peja, që po voziste kamionin e kompanisë “VEV Group”, më 7 mars kur ndodhi aksidenti tragjik që la një person të vdekur e shumë ë tjerë të lënduar, iu është ndryshuar masa e arrestit nga paraburgimi në burg shtëpiak, raporton Gazeta Express.

Rastin e kanë konfirmuar për Expressin në Prokurorinë e Gjilanit duke bërë të ditur se kanë kërkuar nga gjyqtari i rastit që të ndryshohet masa.

Ndërkaq, zëdhënësi i Gjykatës në Gjilan, Sabit Shkodra ka bërë të ditur se vendimi është marrë dje gjatë ditës pas kërkesës së prokurorisë.

“Personit që shkaktoi aksidentin në Gjilan me kamion iu është ndryshuar masa nga paraburgimi për në bu rg shtëpiak. Kjo ka ndodhur dje gjatë ditës, ndërkaq gjykata ka vendosur që të qëndrojë në bu rg shtëpiak deri në datën 3 maj”, ka bërë të ditur për Express zëdhënësi i Gjykatës së Gjilanit, Sabit Shkodra.

Mustafë Avdija nga Peja po qëndronte në paraburgim që nga 8 marsi pas aksidentit që ndodhi në Gjilan nga ku mbeti i vdekur Qerim Çoçaj.

Komento: