Lirohet Tomor Morina, dalin pamjet e nisjes së tij drejt Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Lirohet Tomor Morina, dalin pamjet e nisjes së tij drejt Kosovës

18:02 | 14 Gusht 2019

Tomor Morina është liruar nga autoritetet e Maqëdonisë së Veriut.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Tomor Morina, është liruar nga burgu ku po mbahej pas ndalimit në pikën kufitare Bllacë të Hanit të Elezit, nga policia e Maqedonisë së Veriut, në baze të një fletarresti të INTERPOL-it, të lëshuar me kërkesë të Serbisë. Për ta marrë djalin e tyre kanë shkaur familjarë të Morinës.

Ai u lirua nga burgu si dhe pas pak pritet të niset për Kosovë nga burgu i Shutkës ku qëndroi për dy javë.

Tomor Morina ishte prangosur nga policia maqedonase më 24 korrik, në bazë të një fletarrestim të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të Serbisë.

Morina dyshohet nga ana e autoriteteve të Serbisë se para 20 vjetëve, si pjesëtar i UÇK-së, ka bërë krime kundër popullatës civile në Kosovë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!