Lirohet vajza 8-vjeçare që u mbajt e izoluar nga lindja

21:18 | 08 November 2022

Një vajzë tetëvjeçare në Gjermani e cila thuhet se ka qëndruar në izolim gjatë gjithë jetës së saj është liruar.

Vajza e njohur vetëm si “Maria” u gjet në shtëpinë e gjyshërve të saj në qytetin perëndimor të Attendorn në shtator.

Familja e saj dyshohet se e kishte penguar atë të shkonte në kopsht apo shkollë.

Sipas mediave gjermane, ajo ishte mbyllur në shtëpi e izoluar për shtatë vjet dhe tani e ka të vështirë të ngjitet shkallët, shkruan Euronews.

Vajza tani është transferuar në kujdestari të përkohshme dhe raportohet se është “në gjendje të mirë”.

Mjekët që ekzaminuan vajzën nuk gjetën shenja keqtrajtimi fizik apo kequshqyerjeje.

Raportimet bëjnë me dije se pas ndarjes, nëna tentoi t’i fshihte “Marian” nga babai i saj dhe pretendonte se ishte shpërngulur me të në Itali në vitin 2015.

Komento: