Lista A dhe B e Barcelonës për transferimet e verës

15:08 | 14 Shkurt 2023

Barcelona do të jetë sërish nën presion n afatin kalimtar të verës për shkak të rregullave të Fair Play-it Financiar të La Ligës që mund të kufizojnë fuqinë e tyre shpenzuese në treg.

Por, Joan Laporta dhe Xavi kanë filluar tashmë të përpilojnë planet për afatin e ardhshme të transferimeve, pasi ata kërkojnë të bëjnë një rifreskim në skuadër.

Për këtë, gazetari Javi Miguel raporton se Barça ka identifikuar tre pozicione që kanë nevojë për përforcime në verë. Katalanasit dëshirojnë të sjellin një mbrojtës të ri të djathtë, një mesfushor dhe një sulmues për sezonin e ardhshëm.

Miguel shton më tej se Barcelona tashmë ka emrat e objektivave të saj kryesorë për secilën prej këtyre pozicioneve, duke identifikuar gjithashtu opsionet rezervë në rast se ata dështojnë me Planin e tyre A.

Sipas raportit, Juan Foyth i Villarrealit është objektivi kryesor në krahun e djathtë të mbrojtjes me Benjamin Pavard të Bayern Munichut që shihet si një Plan B, transmeton telegrafi.

Kur bëhet fjalë për rolin e mesfushës defanzive, Blaugranasit e kanë prioritet transferimin e Martin Zubimendit, pavarësisht klauzolës së tij të lirimit prej 60 milionë euro. Në rast se Barcelona nuk arrin të nënshkruajë me asin e Real Sociedad, si alternativë shihet anëtari i Fiorentinës, Sofyan Amrabat.

Për sa i përket qendërsulmuesit, Barcelona për transferimin e Vitor Roque nga Athletico Paranaense. 17-vjeçari, i cili së fundmi fitoi kampionatin e Amerikës së Jugut U-20 me Brazilin, mund të kushtojë 30 milionë euro plus bonuset.

Ndërsa Barça është e sigurt për nënshkrimin e Roque, ata i kanë sytë edhe te sulmuesi i Atletico Madridit, Yannick Carrasco që kushton 20 milionë euro.

Javi Miguel gjithashtu raporton se me prurjet e reja, sigurisht që do të ketë edhe largime, duke pasur parasysh problemet me financa.

Komento: