Lista e AAK-së nuk certifikohet nga KQZ-ja

20:56 | 22 Janar 2021

KQZ nuk e certifikon listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të shqyrtojë veç e veç listat e kandidatëve të subjekteve politike.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është certifikuar me 11 vota për si subjekt politik, ndërsa me 6 vota nuk është certifikuar lista e saj.

Kjo pasi AAK nuk ka zëvendësuar kandidatët për deputetë në listën e 110 kandidatëve.

Komento: