Lista e kandidatëve për deputetë nga PDK, Halil Matoshi bën këtë koment

11:52 | 17 Janar 2021

Analisti i njohur kosovar, Halil Matoshi, e ka komentuar listën zgjedhore të PDK-së, e cila u publikua mbrëmë.

Matoshi përmes një shkrimi në Facebook, u shpreh i impresionuar nga renditja e lartë e Uran Ismailit dhe Eliza Hoxhës.

Ndërkaq, përmendi edhe Hajredin Kuçin e Arsim Bajramit, emra këta të cilët nuk janë vendoru në listën zgjedhore për t’u bërë deputetë në legjislaturën e tetë.

Gjithashtu, ai vlerësoi që Ardian Kastrati, ndër të aderuarit e fundit në PDK, është renditur poshtë, bashkë me Valdete Idrizin.

Teksa, moskandidimin e Blerim Shalës dhe Vlora Çitakut, e quajti humbje për PDK-në.

“Në PDK impresive ngritja e Uranit dhe Lizes por mungojnë mendjet më të mprehta si Hajredin Kuçi, Arsim Bajrami etj. Ndërsa rënditja poshtë e Ardian Kastratit dhe Valdete Idrizit si dhe moskandidimi i Blerim Shalës e Vlora Çitakut është humbje, padyshim!?”, ka shkruar Matoshi.

Komento: