Publikohet lista e Kombëtares së Kosovës në hendboll për femra.
Selektori i Kombëtares së Kosovës në Hendboll në konkurrencën e femrave, Agron Shabani ka shpallur listën për dy ndeshjet me Ishujt Faroe.
“Dardanet” në hendboll më 3 e 5 nëntor luajnë ndaj Ishujve Faroe në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2023. Të dy ndeshjet do të luhen në Kosovë, njofton KlanKosova.tv.
Grumbullimi i lojtareve do të bëhet në Istog, ditën e martë para se Kosova më 29 dhe 30 tetor, do t’i luajë dy ndeshje përgatitore ndaj Greqisë. Selektori Shabani ka përfshirë 17 hendbolliste në listë.
Në kombëtare rikthehet kapitenja, Leonora Demaj. Pas një kohe të gjatë kthehen edhe Rina Rexhepi e Shkurta Mehmeti. Ndërkohë për herë të parë në Kombëtaren A do të jenë Venera Kafexholli, Melisa Mulaj, Elisa Mulaj e Natalia Milatoviq.
Kosovën e presin dy ndeshje të forta me Ishujt Faroe, por synimi është avancimi në raundin e dytë kualifikues për botërorin e vitit tjetër.