UEFA publikon listën e lojtarëve më të shpejtë në Ligën e Kampionëve.
UEFA në raportin e saj vjetor publikoi listën e lojtarëve më të shpejtë për sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve.
Lojtari që arriti shpejtësinë më të lartë është Kylian Mbappe. Sulmuesi i PSG në ndeshjen kundër Bayern vrapoi me një shpejtësi prej 33,99 kilometra në orë.
Ai ndiqet nga dy mbrojtës që vrapuan më shpejt kundër PSG.
Lucas Klostermann nga Leipzig vrapoi me një shpejtësi prej 33,89 kilometra në orë, dhe në vendin e tretë është Hans Hateboer nga Atalanta me 33,71.