Nuza deklaron se për pacientët spitalorë, terminët nuk janë të parapara, pasi këto raste planifikohen direkt nga klinicistët.
Ndërkaq, për fëmijët që kanë nevojë për MRI me anestezion, lista e pritjes është gjithashtu e ngarkuar, me termine të fundit për janar 2025, ku data më e afërt është 14 janari i vitit të ardhshëm.
“Rastet spitalore nuk kanë termine, planifikohen sipas klinicistëve. Lista e pritjes për fëmijë me anestezion është me 14 .01.2025, pasi që dy të marte janë anuluar për shkak të festave fund viti( ekzaminimi i fëmijëve me MRI me anestezion bëhet ditën e martë për fëmijë ambulantor, dhe premte spitalor)”.
Nuza thotë se lista e pritjes për MRI ka 1350 pacientë, derisa kërkesa ditore janë nga 35 e deri në 70 pacientë.
“Kërkesat për ekzaminime të ndryshme janë në rritje të vazhdueshme, përfshirë radiografi, ultrazë, CT, MRI, mamografi, angjiografi dhe biopsi. Për momentin, lista e pritjes për MRI ka 1350 pacientë, dhe kërkesat ditore janë nga 35 deri në 70 pacientë ditorë”, shpjegon Nuza.