Lista Guxo e Donika Gërvallës hap degë edhe në këtë komunë

17:42 | 21 Gusht 2022

Partia e Donika Gërvallës po vazhdon të zgjerohet.

Lista Guxo po vazhdon të hap degët e saj në disa komuna të vendit.

Kjo parti që drjetohet nga Donika Gërvalla ka njoftuar se sot ka mbajtur Kuvendin zgjedhor në Malishevë ku kryetar u zgjodh Valon Krasniqi.

Njoftimi i dhënë nga deputeti Haxhi Avdyli:

Guxo vazhdon konsolidimin e degëve nëpër Kosovë. Sot Malisheva organizoi suksesshëm Kuvend zgjedhor të degës së Partisë “#GUXO” me pjesëmarrjen e 85 delegatëve.

Delegatët vendosën që këtë degë këtë mandat ta udhëheq veprimtari ynë i ditëve të para të organizimit, njëri ndër asambleistët më të votuar në Malishevë Valon Krasniqi.

Valonit, kryesisë e delegatëve i urojmë suksese në përgjegjësitë e reja.

Shihemi me 7 shtator në Prishtinë në Kuvend Qendror.

Komento: