Lista “Guxo” ia kërkon Kurtit pozitën e ministrit të Shëndetësisë pas dorëheqjes së Latifit

18:17 | 06 Tetor 2022

Lista “Guxo” kërkuar që posti i ministrit të Shëndetësisë t’i takojë këtij subjekti politik.

Këtë kërkesë e ka bërë deputeti i “Guxo”, Burim Meta, me anë të një postimi në Facebook.

“Edhe sa Ministra te Shendetesise duhet te nderrohen, qe ky pozicion ne fund ti takoj GUXOs !?”, ka shkruar ai.

Kërkesa e Metajt vjen pasi sot ministri Rifat Latifi dorëzoi dorëheqjen tek kryeministri Kurti.

Ne kemi tentuar të kontaktojë me deputetin e “Guxo”, Haxhi Avdyli, i cili në të kaluarën ishte përfolur si emër i mundshëm për ministër në këtë dikaster, por deri tash nuk ka marrë përgjigje.

Komento: