Lista Serbe gjatë ditës së sotshme ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Në këtë konferencë, Lista Serbe prezantoi dy aderimet e reja që i janë bashkuar së fundmi partisë së tyre.
Miroslav Ristic dhe Mladen Stankovic janë dy përforcimet e reja të Listës Serbe.
Të dy aderimet ishin anëtarë të Partisë së Pavarur Liberale.
Në këtë konferencë u bë thirrje për bashkimin e serbëve tek Lista Serbe, sepse sipas tyre vetëm kështu mund të jenë më të fort.
I pyetur nga gazetarët për skenën politike në Prishtinë para zgjedhjeve të parakohshme, kryetari i Listës Serbe Goran Rakic tha se ata nuk duan të ndërhyjnë në politikën e partive atje dhe se është e rëndësishme që populli serb të jetë i bashkuar dhe që ne të gjithë të shkojmë në votime së bashku.