Lista Serbe i reagon ndërkombëtarëve: Të dashuruar në regjimin autoritar të Kurtit

18:03 | 08 Prill 2024
lista-serbe-i-reagon-nderkombetareve:-te-dashuruar-ne-regjimin-autoritar-te-kurtit

Lista Serbe(LS) ka reaguar ndaj deklarimeve të ndërkombëtarëve të cilët shprehen keqardhje për dorëheqjen e anëtarëve të LS-së nga komisionet komunale në veri.

LS përmes një postimi në Facebook ka shkruar se janë të zhgënjyer me qëndrimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë, veçanërisht me qëndrimin e ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rode.

“Përfaqësuesit ndërkombëtarë janë të verbuar nga dashuria për regjimin autoritar antiserb të Albin Kurtit dhe nuk i shohin të gjitha lëvizjes e njëanshme të Prishtinës që shkelin sistematikisht të drejtat e popullit serb në Kosovë me qëllim të spastrimit përfundimtar etnik të serbëve nga vatra shekullore”, thuhet në postimin e LS-së.

Tutje LS është shprehur se “Kujtojmë se serbët me besimin më të mirë ishin të gatshëm të merrnin pjesë në procesin e zëvendësimit të kryetarëve të rremë, gjë që e treguan me nënshkrimin e peticionit në një kohë rekord dhe me më shumë nënshkrime se sa nevojitej, por që Albin Kurti projektoi një procedurë të tillë referendumi që është e pamundur dhe jo i realizueshëm me qëllimin e vetëm për të mbajtur kryetarë të rremë në karrige. I kujtojmë ambasadorit Rohde se ai ishte i mirëinformuar për të gjitha pengesat dhe kurthet në procesin e sipërpërmendur”, shkruan në postimin e LS-së në Facebook.

Komento: