Lëvizja Vetëvendosje ka refuzuar qe t’i certifikojë kandidatët e Listës Serbe për kryetar të komunave në veri të Kosovë.
Kjo ka bërë që të shtyhet mbledhja e KQZ-së për kohë të pacaktuar.
Kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk është tërhequr nga kërkesa e saj që ish-kryetarët e komunave veriore që dhanë dorëheqje rreth pesë muaj më parë, të mos lejohen të rikandidojnë.
Pa votën e njërit prej anëtarëve të KQZ-së, nuk mund të certifikohen kandidatët.