Lista Serbe pë shkuarjen e Sveçlës në Bërnjak: Provokim tjetër i Kurtit për përkeqësim të situatës

19:32 | 17 December 2022

Lista Serbe: Shkuarja e Sveçlës në Bërnjak, provokim tjetër i Kurtit për përkeqësim të situatës.

Shkuarja e ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla në Bërnjak është një provokim tjetër i Albin Kurtit dhe pasardhësve të tij me qëllim përshkallëzimin e situatës në terren, sipas Listës Serbe.

Sipas kësaj liste, Xhelal Sveçla e di shumë mirë se nuk është i mirëpritur në komunat serbe në veri të Kosovës dhe nuk ka çfarë të kërkojë në ato rajone.

“Ne theksojmë se populli serb është i përkushtuar për paqen në këto zona dhe deklaratat e Sveçlës se ai është i gatshëm të vazhdojë të përdorë dhunën dhe të heqë barrikadat me forcë, janë në favor të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës”, thuhet në një deklaratë të Listës Serbe.

Komento: