Lista Serbe për ndërtimin e stacionit policor në Zubin Potok: Kërkojmë reagim nga EULEX-i dhe KFOR-i

14:43 | 28 Tetor 2023
lista-serbe-per-ndertimin-e-stacionit-policor-ne-zubin-potok:-kerkojme-reagim-nga-eulex-i-dhe-kfor-i

Lista Serbe reagoi sot se njoftimi për ndërtimin e një stacioni policor pranë shkollës fillore dhe kopshtit në Zubin Potok është shembull i presionit institucional të pushtetit ndaj popullit serb në Kosovë dhe i bëri thirrje EULEX-it dhe KFOR-it që të reagojnë, sepse janë përgjegjës për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Siç thuhet në njoftim, ndërtimi i stacionit policor është planifikuar “bashkë me konfiskimin e paligjshëm të tokës nga institucionet arsimore, për të akomoduar policinë e Kosovës, të cilën populli serb nuk e percepton si pjesë të komunitetit”, gjë që shkaktoi pakënaqësi në mesin e qytetarëve në Veri të Kosovës, veçanërisht në komunën e Zubin Potokut.

“Ka shumë shembuj të represionit dhe rrahjes së qytetarëve në komunën e Zubin Potokut nga pjesëtarë të policisë së Kosovës dhe ky veprim siç pritej ka shkaktuar shqetësim te qytetarët, në të njëjtën kohë ky vendim synon të krijojë tensione shtesë. dhe përshkallëzimin e situatës në Veri të Kosovës ku Kurti i injoron thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare për deeskalim dhe zbatim të marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe, transmeton FrontOnline.

Lista Serbe i kujton opinionit se “Qeveria e Kosovës paraqet informacione të rreme për ekzistimin e një lloj vendimi nga viti 2018 për ndërtimin e një stacioni policor, sepse një vendim i tillë asnjëherë nuk është dorëzuar në qeverisjen lokale, as nuk është kërkuar leje nga komuna për ndërtimin e këtij stacioni policor./FrontOnline/

Komento: