Lista Serbe thotë se fitoi bindshëm ne veri

19:43 | 29 Nëntor 2020

Lista Serbe thotë se fitoi bindshëm në veri të Mitrovicës.

Sonte është një festë në Mitrovicën Veriore, dhe fitorja e kandidatit të Listës Serbe është e pashmangshme. Kështu ka deklaruar, zyrtari i kësaj partie, Aleksandar Spiric.

Me fitoren e kandidatit të kësaj partie në zgjedhjet e Kosovës, ai siguron se do të vendoset një lidhje e pathyeshme me Serbinë, transmeton Indeksonline

Pasi Zëvendëskryeministri dhe Ministri aktual Goran Rakić u transferua në qeverinë e Kosovës nga pozita e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, pas zgjedhjeve të këtij viti, deri në zgjedhjen e një kryetari të ri, ishte Spirić ai që e kreu atë punë.

“Mitrovica do të ndërtohet, por natyrisht, gjithçka varet nga ne, nga numri ynë, nga pjesëmarrja jonë, sepse këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme dhe vendimtare për mbijetesën tonë”, ka deklaruar ai.

Komento: