Pas kaq kohës, Lista Serbe vendosi që të kthehet në Paralament.
Anëtarët e Listës Serbe thanë se janë rikthyer sot në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës vetëm për të mos humbur mandatet e tyre prej deputeti.
Këtë ata e kanë pranuar vetë përmes një komunikate të lëshuar për media, në të cilën thonë se kanë përmbushur premtimin e tyre për të sabotuar institucionet e Republikës së Kosovës për gjashtë muaj.
“Anëtarët e Listës Serbe sot janë kthyer në mbledhjet e Kuvendi të Kosovës, në mënyrë që të vendosin kartelat, dhe të parandalojnë marrjen e mandateve parlamentare për arsye procedurale”, thuhet në komunikatën e lëshuar.
Ata arsyetohen se nuk iu interesojnë shumë mandatet, pro se janë të obliguar të mbrojnë zëvendësimin e tyre me ‘serb privat’ të Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt.
“Ne kemi theksuar se nuk na interesojnë mandatet parlamentare, por si mbajtës demokratik të vullnetit të popullit serb që jeton në Kosovë, ne jemi të obliguar që të mbrojmë sjelljen e ‘serbëve privat’ të Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt në vendet tona’, vazhdon reagimi i partisë së Goran Rakiqit.
Sipas tyre në këtë mënyrë ata kanë parandaluar përsëritjen e skenarit të njëjtë, sikurse me rastin e emërimit të ministres se re të Bujqësisë nga partia e Sllobodan Petroviqit.
“Në këtë mënyrë ne kemi parandaluar skenarin sipas të cilin persona të panjohur janë sjellur në pozitën e ministrit të Bujqësisë, një person i panjohur, pa ndonjë peshë dhe mbështetje politike nga elektorati serb”, thuhet tutje.
Kjo parti vazhdon ndërkohë linçimin e Sllobodan Petroviqit, sikur të mos iu këtë mjaftuar sulmi fizik i para pak ditësh ndaj tij, që u bë nga ish-këshilltari i Nenad Rikallos.
“Shfaqja jonë sot në parlament, ka parandaluar që mandatet e Listës Serbe që t’i ndahen Sllobodan Petroviqit, një që arritjen më të madhe e ka nga sulmet politike të Prishtinës ndaj Beogradit”,
Ata thonë se do të vazhdojnë për realizimin e të drejtave të serbëve dhe për mbrojtjen e interesave kombëtare në Kosovë.
Partia e Goran Rakiqit ndër të tjera paralajmëron se nuk do të bëj asnjë marrëveshje me palën shqiptare.
“ Nuk do të bëjmë asnjë marrëveshje sekrete me njerëzit që hapur kërcënojnë mbijetesën e serbëve në këtë rajon”, përfundon reagimi.