Lista Serbe paralajmërojnë largimin nga institucionet nëse Teodosijeviq përfundon prapa grilave.
Çështja e dënimit të ish-ministrit serb të MAPL-së, Ivan Teodosijeviq, për deklaratat fyese për masakrën e Reçakut, është diskutuar sot në Kuvendin e Mitrovicës së Jugut dhe atë të Zveçanit.
Në një mbledhje të mbajtur atje, janë miratuar konkluzionet e arritura nga Lista Serbe nëse aktgjykimi ndaj Teodosijeviqit merr formën e prerë, transmeton lajmi.
Ndër më të rëndësishmet është pika e cila thekson se serbët do të braktisin të gjitha institucionet e Kosovës, edhe ato në nivel qëndror edhe ato në nivel lokal, nëse Teodosijeviq përfundon në bu rg.
Sipas zyrtarëve të Listës Serbe, një vendim i tillë i gjykatës zgjeron hapësirën për diskriminime tjera në baza etnike, dhe se i njëjti ka ngjyrim politik më shumë se sa ligjor.
Teodosijeviq u dënua nga Gjykata Themelore e Prishtinës lidhur me deklaratat e tij, ku ai e quante fabrikim masakrën e Reçakut.
Ndër të tjera, deklarata të tilla nxitëse i kishin kushtuar atij edhe me shkarkim nga posti i ministrit që ai mbante në Qeverinë Haradinaj.