Lista Srpska mblidhet në takim për të diskutuar për “çështjet politike, situatën e sigurisë dhe për aktivitetet e ardhshme”

23:08 | 19 November 2024
lista-srpska-mblidhet-ne-takim-per-te-diskutuar-per-“ceshtjet-politike,-situaten-e-sigurise-dhe-per-aktivitetet-e-ardhshme”

Subjekt politik, Lista Serbe, ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje në selinë e kësaj partie.

Siç thuhet në njoftim është diskutuar për çështje të politikës, situata me sigurinë, si dhe aktivitet e ardhshme.

“Është mbajtur takimi sonte në selinë e Listës Serbe ku u diskutuan çështjet politike, situata e sigurisë dhe aktivitetet e ardhshme”, thuhet në njoftim.

Lista Serbe është pjesë e Kuvendit të Kosovës, por ka bojkotuar gjitha institucionet e tjera.

Ndërkaq, ish-nënkryetari i tyre Milan Radojçiq, gjendet në Serbi pasi e mori përsipër përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjska më 24 shtator 2023, ndonëse ai dhe Lista nuk e pranojnë si të tillë. /GazetaExpress/

Komento: