Lista Srpska: Ushtria e Kosovës do t’i dëbojë serbët e Veriut

16:43 | 03 Mars 2019

Lista Srpska i ka frikësuar serbët e Veriut duke u thënë se Ushtria e Kosovës do t’i dëbojë ata.

Në Serbi është komentuar shumë deklarata e kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj i cili tha se se Ushtria Kosovës do të jetë në veri në rast rreziku nga Ushtria e Serbisë. Ndër të tjerë këtë deklaratë e ka komentuar edhe Lista Srpska, që sipas tyre krijon tensione dhe shqetësim.

Në një komunikatë dërguar mediave të Serbisë, Lista Srpska thotë se kërcënimi ndaj veriut të Kosovës dhe qytetarëve tanë kërkon dënimin më të madh si dhe reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.

“Shpresojmë se pas deklaratave të tilla, do ta kenë të qartë sponsorët e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare pse Lista Serbe është kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, qëllimi i të cilës haptas është pushtimi i veriut dhe dëbimi i serbëve nga Kosova”, thanë Srpska.

Kanë shtuar se asnjë forcë nuk ka çka të kërkojë në Veri.

Komento: