Listës Guxo i largohet edhe një asamblist

22:55 | 12 Shtator 2022

Edhe një asamblist është larguar nga Lista Guxo.

Arlind Morina, asamblist nga Lista Guxo në Kuvendin Komunal të Malishevës tashmë është rikthyer në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ka deklaruar se rikthimi i tij në LDK është bërë shkaku i reformave të thella.

“Rikthimi im në LDK ka ndodhur si shkas i reformave të thella që kanë ndodhur mbas zgjedhjeve qendrore, duke parë që kryetari Lumir Abdixhiku ka filluar një politikë të re duke reformuar shumë degë të LDK-së, njëra ndër to edhe dega e LDK-së në Malishevë”, ka deklaruar Morina për Indeksonline.

LDK është pjesë e qeverisjes lokale në Malishevë. Ajo udhëheq me tri drejtori në këtë komunë si dhe ka postin e kryesuesit të kuvendit komunal.

Pas largimit të Morinës nga Guxo, tashmë kjo parti në Malishevë ka vetëm një asamblist.

Komento: