E plotësuar: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Nga 400 mijë vota të numëruara Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke luftuar ngush mes vete.
Tashmë në vendin e parë gjendet Lëvizja Vetëvendosje me rreth 900 vota më shumë së Lidhja Demokratike.
Aktualisht LVV-ja ka 25.56 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka 25.37
E treta vazhdon të mbetet Partia Demokratike e Kosovës me 21, 72 për qind.
………………………………………….
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e votave, pas mbylljes së qendrave të votimit.
Sipas votave të numëruara deri më tani në KQZ, që janë rreth 10 mijë vota, partia e parë është Lidhja Demokratike e Kosovës 22,69 për qind të votave.
E pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës është e dyta me 17,71 për qind të votave
Kurse, Lëvizja Vetëvendosje me 13,15 për qind të votave.
AAK – PSD nga këto vota të numëruara ka 12,59 për qind, dhe NISMA – AKR me 4,69 për qind. /ORAinfo/