Liverpooli e fiton ndeshjen e çmendur ndaj Nottinghamit.
Liverpooli ka shënuar fitore tejet të vështirë ndaj Nottinghamit.
Në “Anfield” Liverpooli triumfoi 3:2 në një pjesë të dytë që ishte e jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Express.
Diogo Jota kaloi “Reds” në epërsi në minutën e 47-të, para se Ëilliams të barazonte katër minuta më vonë.
Jota riktheu epërsinë e vendasve në minutën e 55-të, ndërsa Nottingham arriti të barazonte edhe njëherë në minutën e 67-të nëpërmjet Gibbs-Ëhite.
Por, Mohamed Salah vulosi gjithçka në minutën e 70-të, kur realizoi për 3:2 dhe i dha tri pikët ekipit të tij.
Me këtë fitore, Liverpooli ngjitet në kuotën e 50-të pikëve në vendin e shtatë, kurse Nottingham bie në vendin e parafundit me 27 pikë.