Liverpool 2-1 Tottenham Hotspur, notat e lojtarëve

20:34 | 31 Mars 2019

Reds kanë marrë tri pikë të vlefshme kundër Tottenhamit.

Liverpooli ka fituar ndaj Tottenhamit në ndeshjen kryesore të kësaj jave në Ligën Premier.

Falë triumfit të tyre, Redsat kanë notë mesatare më të lartë (6.70), në krahasim me Spursat (6.37).

Lojtari më i vlerësuar në këtë takim është golashënuesi i Spursave, Lucas Moura, i cili ka marrë notën 7.9.

Portieri i mysafirëve, Hugo Lloris , ka marrë notën më të ulët (5.5), për shkak të gabimit në momentin e autogolit të Toby Alderweireld (6.1).

Trent Alexander-Arnold (7.7) dhe golashënuesi Roebrto Firmino (7.6) janë dy lojtarët me notat më të larta te Liverpooli.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Liverpoolit

Tottenham

Komento: